SHPËRNDAJE

Në 195 është rritur numri i të vdekurve nga shirat dhe përmbytjet në Japoninë perëndimore.

Siç njofton Agjencia japoneze e lajmeve Kyodo, numri i të vdekurve ende mund të rritet, pasi rreth 60 persona mbeten të zhdukur.

Operacionet e kërkim-shpëtimit me më shumë se 70 mijë shpëtimtarë vazhdojnë në zonat e prekura nga përmbytjet, duke përfshirë prefekturat Hiroshima, Okayama dhe Ehime.

Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Zjarrit dhe të Fatkeqësive, rreth 6.700 persona qëndrojnë nëpër strehimore dhe mbi 5.9 milionë personave iu dha urdhër të lëshojnë shtëpitë e tyre në 19 qarqe për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve.