SHPËRNDAJE

Ministri i brendshëm në Serbi, Nebojsha Stefanoviq ka thënë se arrestimi i serbëve në Gjilan, është presion ndaj tyre për ta pranuar formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Stefanoviq ka thënë për TV Prvi se ky arrestim është i papranueshëm.

“Serbët që jetojnë në Kosovë nuk duan ta formojnë Ushtrinë, apo ndonjë strukturë tjetër që nuk parashihet me rregulloret ndërkombëtare apo rezolutën e OKB-së”, deklaroi ministri serb.

Stefanoviq akuzoi edhe bashkësinë ndërkombëtare që sipas tij nuk po reagon ndaj këtyre presioneve.

Ministri serb vlerëson se Prishtina po e pengon zhvillimin e dialogut me Beogradin.

“Kohëve të fundit po dëshmohet se kush po punon për dialog, e kush po e pengon”, deklaroi Stefanoviq.

Ndryshe 5 serbët u arrestuan të martën në Gjilan për shkak të presionit ndaj serbëve që të largohen nga FSK-ja.