SHPËRNDAJE

Për muajin korrik, janë të paktën dy takimet që duhen shënuar në axhendë, nëse jeni të apasionuar pas fenomeneve të ashtuquajtur eptiko-astronomik.

Të premten, më 13 korrik, do të ketë një eklips të pjesshëm të diellit, ndërsa më 27 korrik do të verifikohet një eklips i bukur hënor. Eklipsi tjetër i pjesshëm i diellit është parashikuar të ndodhë më 11 gusht, por do të shihet vetëm arktik. Por, takimi më i rëndësishëm do të jetë ai me eklipsin e plotë të diellit, më 2 korrik 2019.

Për këtë okazion, observatori i Evropës jugore, në Kili, do të nxjerrë në shitje në Esoshop, duke filluar nga nesër, 300 bileta për të marrë pjesë në ndjekjen e eventit. Në atë datë, hëna do të mbulojë diskun e diellit, duke kthyer ditën në natë, me një eklips total që do të jetë i dukshëm për rreth 150 kilometra në Kilin qendror.