SHPËRNDAJE

Kroacia e ka një tifoz të flaktë në Kosovë,madje edhe më të zjarrtë sesa vetë tifozët kroatë.

Donati nga Prishtina është 7 vjeç dhe ditëlindjen e tij të shtatë e ka festuar dje me fanellë të përfaqësueses së Kroacisë.

Madje, familjarët ia kishin porositur edhe tortën e ditëlindjes në formë të fanellës kroate.

Ndërkohë, gjatë mbrëmjes, Luka Modriç me shokë ia bënë atij ditëlindjen edhe më të ëmbël dhe dhuratë për ditëlindje ia dhuruan fitoren ndaj Anglisë, e cila e çoi Kroacinë në finale të Botërorit.

Me siguri, Donati nuk do ta harrojë kurrë ditëlindjen e tij të shtatë, e cila ishte mjaftë speciale.

Ai shpreson që Kroacia të shpallet Kampione e Botës.