SHPËRNDAJE

Këngëtarja Era Istrefi ka marrë rrugën për në Moskë, për të performuar në finalen e Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’ e cila do të mbahet më 15 Korrik.
Në fotot e postuara në Instastory ajo shihet më e gatshme se kurrë për ta ndezur atmosferën. Ajo do ta këndojë këngën e Botërorit, ‘Live it up’, bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam.

Në finalen e botërorit do të ndeshen përfaqësuesja e Francës me atë të Kroacisë.