SHPËRNDAJE

Për herë të parë në Maqedoni në Klinikën “Acibadem Sistina” është ndërtuar një zemër krejtësisht artificiale. Ajo i është vendosur një pacienti 46 vjeçar nga Shtipi përmes operimit. Ndërhyrja ka zgjatur me shumë se 5 orë e gjysmë dhe ka mbaruar të mërkurën në orët e hershme të mëngjesit.

Pacienti ndodhet në gjendje të mirë dhe stabile. Ky është operimi i parë i këtij lloji që është kryer në Maqedoni ndërsa është i dytë në rajon, pas atij që është bërë në Beograd. Ndërsa në korniza botërore kësi lloj operimesh janë kryer gjithsej 1800.

Me këtë intervenim, Maqedonia hyn në listën e 25 shteteve në botë ku kryhet ky intervenim tejet i komplikuar dhe i rëndë për kardiokirurgji. Ky operim pacientit do të duhet t’i mundësojë jetë të qëndrueshme në gjashtë vitet e ardhshme derisa të mund të pret donor për transplantim të zemrës.

Zemra mekanike është e njëjta madhësi si ajo natyrale. Mbushet me bateri e cila pas daljes nga hospitalizimi, pacienti do ta mbajë në çantë të posaçme dhe peshon 6 kilogramë. Ndërtimi i zemrës mekanike është trend në kardiokirurgjinë botërore, marrë parasysh faktin se është shumë më rëndë që të vjen deri tek një donator i zemrës.