Debati Meriton-Juli/ Einxhel: Niveli më i ulët se debati i femrave…

0
56

Opinionistja e Big Brother VIP për mbrëmjen e sotme, Einxhel Shkira është treguar e ashpër me Meriton Mjekiqin dhe Jul Dedën sa i përket debatit të disa ditëve më parë, i cili degradoi në banalitete të tipit “ti je fans, jo ti je zar”.

Për Einxhel, të dy çunat kërkuan të tregonin se kush është më i famshëm duke mohuar të njohin figurën e tjetrit, por të dy i ka lidhur puna më herët, kështu që në këtë moment dalin në pozicion jashtë loje.

Einxhel: Si fillim më bëhet qejfi se pash një debat meshkujsh, edhe pse niveli ishte më i ulët se debati i femrave. Kisha një kritikë për të dyja palët që kishin dashur të ulin njeri tjetrin për atë se kush është më pak i famshëm. Dhe nuk është aspak profesionale si nga ana e Julit që thotë se ‘nuk e njihja të ftuarin’, pra ‘e pyeta kush është ky që ka ardhur’ ndërkohë që është emisioni i vetë, edhe nga ana e Meritonit që kishte shkuar te emisioni i Julit dhe thotë se di fare kush është, nuk e kam ndjekur kurrë. Në këtë pikë i bie që të dy të dilni në pozicion jashtë loje me ato që keni thënë.

Ledjon: Që të dy qenkan si për t’u pushuar nga puna.

Einxhel: Po pra, sepse fola pak si me qenë komentatore në ndeshje futbolli.

Meritoni: Unë shkova te emisioni i drejtuar nga dikush tjetër.

Einxhel: Po pra, por Juli ishte aty dhe nuk e di sa e ke ndjekur ti… Aty nuk besoj se jeni për të ulur njeri tjetrin se sa të famshëm jeni. Ky diskutim nuk ka më asnjë vlerë përsakohë jeni të gjithë në Big Brother. VIP të gjithë. Kështu që unë këto argumenta do të jepja. Më mirë kështu sesa ato diskutimet si gjimnazistët, “jo ti kështu, jo ti ashtu, jo ti je fans, jo ti je zar”.


Top Channel