SHPËRNDAJE

Krahasuar me ata që nuk kanë tymosur asnjëherë duhan, duhanpirësit janë 32% më të rrezikuar, për çdo gjysmë pakoje cigare që e tymosni, rreziku i dridhjes atriale (fibrilimi trial) rritet për 14%, ndërkaq ata që e kanë lënë duhanin janë 9% më të rrezikuar.

Hulumtuesi Dr. Dagfinn Aune është deklaruar: “Nëse pini duhan – mos pini më; nëse nuk pini duhan – mos filloni fare”.

“Ne kemi zbuluar se duhanpirësit kanë rrezik shumë më të lartë të rrahjeve të parregullta të zemrës, por rreziku zvogëlohet në mënyrë drastike te ata të cilët e lënë duhanin”, ka shtuar ai.

Përndryshe, vlerësohet se deri në vitin 2030 do të jenë përafërsisht 17 milionë pacientë me dridhje atriale në Bashkimin Evropian, me 120,000 deri në 215,000 diagnostikime të reja çdo vit.