SHPËRNDAJE

Ministria e Arsimit të Kosovës , zv.ministri Heset Sahit dhe këshilltari i ministrit Fatmir Bytuqi është takuar me Krytarin e Këshillit Nacional Shqiptar. Ky takim ka pasur për qëllim diskutim në lidhje me  nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës, gjegjësisht  regjistrimet në Univerzitet e Kosovës.

Kërkes kryesore kanë qenë 50 bursa falas për studentet e Luginës së Preshevës, që do të vijojnë studimet në univerzitet publike të Kosovës. Këshilli Nacional Shqiptar, po lobon në menyrë të vazhdueshme për zgjidhje adekuate për të krijuar mundësi më të mira të studimeve studentëve nga Lugina. Kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar, Shukri Ymeri, ka shprehur gadishmëri për ti ndihmuar studentëve në  takimimin e mbajtur në ministrinë e arsimit të Kosovës. Gjithashtu kanë diskutuar edhe për  lehtsime në regjistrimet e konviktet publike.

Nuk ka munguar as diskutimi në lidhje me problemin e njohjes së diplomave , ku si përfundim sipas Ymerit, Ministria e Arsimit të Kosovës, ka filluar me vendosjen e reciprocitetit në njohjen e diplomave . Kosova vazhdon të mos e njoh  asnjë diplomë nga sheti i Serbisë dhe kështu do të vazhdoj derisa të filloj të zbatohet marveshja për njohjen e diplomave mes Kosovës dhe Serbisë.

Përderisa numri i teksteve shkollore nga republika e Shqiprisë po vazhdonë të rritet , me Kosovë akoma nuk po mundet të arrihet një marveshje dhe situata vazhdon të mbetet e tillë./presheva.com/