SHPËRNDAJE

Maqedonia nuk do t’i lejojë Rusisë që ta obstruksionojë Marrëveshjen për Emrin me Greqinë, e cila Shkupit ia hapi dyert për hyrje në NATO, ka porositur sot nga Zagrebi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.

“Gjithmonë kemi folur se duam bashkëpunim të mirë me Rusinë, por vendimet janë tonat. Maqedonia ka sjell vendim”, deklaroi Sheqerinska përpara gazetarëve pas takimit me ministrat e Mbrojtjes nga rajoni me sekretarin amerikan, Xhejms Matis.

Sheqerinska ka deklaruar se i vjen keq që për vendimin e largimit të diplomatëve rus nga Greqia, por edhe se Qeveria e Maqedonisë “do të jetë syhapur dhe e fokusuar” në zbatimin e Marrëveshjes me Athinën.