“Krim shtetëror, u prishën provat”, xhaxhai i Aleks Nikës: Topi është në fushën e drejtësisë së re shqiptare

0
44

Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika gjatë homazheve për “21 Janarin” tha se provat janë prishur, por familjarët janë ende me sytë nga drejtësia që fajtorët të dënohen. 

“Vrasja e Aleksit dhe tre protestuesve të tjerë u zbardh para kamerave. Të katërt u vranë në bulevard, një urdhër nga lart mund të çonte në vrasjen e protestuesve. Ky është një krim shtetëror që është thyer. U prishën provat. Nga ky vit kemi shpresë dhe besim se 21 Janari do flasë në gjuhën e së vërtetës, ligjit dhe drejtësisë. Vendimi i Gjykatës së Strasburgut është i detyrueshëm për t’u zbatuar. Topi është në fushën e drejtësisë së re shqiptare, jemi me shpresë”, tha ai.


Top Channel