Haradinaj kujton Rugovën: Me drejtësinë dhe vendosmërinë e tij, ndërtoi një lidhje të ngushtë me Perëndimin – Telegrafi

0
54

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar presidentin, Ibrahim Rugova, në 18-vjetorin e ndarjes nga jeta.

Haradinaj ka thënë se presidenti Rugova me drejtësinë dhe vendosmërinë e tij, ndërtoi një lidhje të ngushtë me Perëndimin.

“Presidenti Ibrahim Rugova, me drejtësinë dhe vendosmërinë e tij, ndërtoi një lidhje të ngushtë me Perëndimin, veçmas duke shfaqur kujdesin në forcimin e miqësisë së përjetshme me ShBA”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se angazhimi i Rugovës në shërbim të çështjes kombëtare ndodhi në rrethana të rënda.

“Sot, në 18-vjetorin e ndarjes nga jeta e kujtojmë dhe nderojmë angazhimin e tij në shërbim të çështjes kombëtare në rrethana shumë të rënda për shqiptarët e për Kosovën”.

“I jemi gjithmonë mirënjohës për kontributin historik për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, është shprehur Haradinaj./Telegrafi/