SHPËRNDAJE

Në mendjet tona ka shumë fuqi dhe potencial që ka ngecur aty, por shumica prej nesh asnjëherë nuk mësohemi ta shfrytëzojmë atë.

Qoftë edhe me veprimet më të thjeshta ne vazhdimisht e programojmë veten për dështim duke thënë se nuk jemi mjaftueshëm të mirë, nuk mund të ndodhin gjërat siç duam ne, ankohemi se gjithçka është e vështirë, se s’kemi kohë, etj.

“Nuk e bëjë, nuk mundem dhe nuk do ta bëjë” janë ndër fjalët e thjeshta që na shpijnë drejt dështimeve.

Ne fitojmë shumë energji dhe fuqi nga vizualizimi jonë i gjërave që duam t’i bëjmë. Është teknikë e fuqishme e cila na mundëson t’i projektojmë qëllimet tona. Ne duhet t’i vizualizojmë në mënyrë të qartë synimet tona. Askush nuk i arrin synimet tona për neve, prandaj gjithçka duhet ta bëjmë vetë. Kurdo që e zëmë veten duke thënë ose menduar diçka negative për veten, menjëherë duhet t’i zëvendësojmë mendimet me diçka pozitive.

Prandaj, ne duhet të fillojmë ta jetojmë jetën jo vetëm për të qenë të lumtur, por edhe në atë mënyrë që sjellim komoditet dhe lumturi për jetët e tjerëve.