Nga kategoria e tretë e futbollit anglez tek Barcelona – sensacioni 17-vjeçar afër realizimit të ëndrrës – Telegrafi

0
54

Barcelona janë duke u munduar për të nënshkruar me adoleshentin e Port Vales, Liam Brazier, ani pse 17-vjeçari ka bërë vetëm tri paraqitje me ekipin e parë.

Sipas Daily Mirror, Brazier është duke u përcjellur nga një numër i madh i skautëve anembanë Evropës dhe performancat e tij fantastike me Port Valen, kanë rënë në sy të gjigantëve evropianë.

Mesfushori anglez ka impresionuar me ekipin e parë dhe për këtë arsye ai kishte marrë disa minuta në EFL Cup.

Brazier u fut nga banka në minutën e 92-të ndaj Crewe, për të bërë debutimin e tij. Ai më pas hyri në lojë nga banka në ndaj grupmoshave U21 të Newcastle dhe Wrexham.

“Për një klub të ketë katër lojtarë të akademisë në formacion është me të vërtetë diçka fantastike. Ne e përfunduam lojën me lojtarë nën moshën 23-vjeçare, kështu që është mirë për të ardhmen e klubit dhe unë duhet t’u jap merita akademisë dhe të gjithë trajnerëve”, ka thënë trajneri i Port Vales.

Është një realitet i hidhur për shumë klube të League One, pasi që sapo një lojtar i ri tërheq interesimin e klubeve tjera, është e vështirë që t’i mbash ata në ekip.

Për këtë arsye, do të ishte mjaft e vështirë që klubi anglez t’i mohonte Brazierit kalimin tek gjiganti katalanas, në rast se blaugranasit vijnë me një ofertë./Telegrafi/