“Në mbrojtje jemi shumë të mirë” – Xavi befason të gjithë me deklaratën e tij përkundër se mbrojtja Barcelonës kritikohet shumë – Telegrafi

0
49

Barcelona do të përballet me Real Betisin në kuadër të xhiros së 21-të në La Liga me fillim nga ora 18:30 në Estadio Benito Villamarin.

Katalunasit kërkojnë fitoren e tretë radhazi në kampionat, pasi synimi është të afrohen sa më shumë në pikë me Real Madridin dhe Gironën.

Xavi Hernandez ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij, duke thënë se skuadra e tij në mbrojtje janë shumë të fortë, përkundër se ky repart ka qenë më i kritikuari nga të gjithë.

“Në mbrojtje jemi shumë të mirë, ne jemi gjithashtu shumë të mirë në presionin e lartë”, tha fillimisht Xavi.

“Ne fitojmë topa mbrapa dhe jemi të shkëlqyer në strategji. E kam fjalën për pasimin e fundit, për të zgjedhur mirë, por kemi lojtarë shumë të rinj”.

“Dëshpërohem sepse shoh pasimin, që ishte cilësia ime, por është çështje kohe. Nuk ishte një kritikë, është një ndjenjë dëshpërimi nga unë. Të rinjtë duhet të vazhdojnë të përpiqen”, deklaroi Xavi.

Real Madridi është skuadra me mbrojtjen më të mirë në La Liga pasi pas 19 ndeshjeve të zhvilluara kanë pranuar vetëm 11 gola.

Ndërkohë Barcelona që ka pranuar 22 gola ka mbrojtjen e gjashtë më të mirë në elitën e futbollit spanjoll. /Telegrafi/