Kanë mbetur detajet e fundit për t’u diskutuar para se Kean t’i bashkohet gjigantit spanjoll – Telegrafi

0
49

Moise Kean raportohet se është një hap larg afër transferimit tek Atletico Madridi pasi që Juventusi tashmë ka dhënë dritën e gjelbër për marrëveshjen.

Sulmues 23-vjeçar ka hasur në vështirësi për të marrë minuta nën urdhrat e Massimiliano Allegrit në pjesën e parë të sezonit, pasi ka luajtur vetëm 472 minuta përgjatë 12 ndeshjeve në Serie A.

Ai më pas kishte pësuar një lëndim që e kishte mbajtur italianin jashtë fushave për një muaj.

Juventusi e bëri të qartë se Kean mund të largohet gjatë këtij muaji dhe disa klube të ndryshme italiane, duke përfshirë edhe Monzën, u munduan të bëjnë një ofertë për sulmuesin.

Atletico Madridi eventualisht u fut në garë dhe tashmë ka marrë primatin si ekipi favorit për të siguruar shërbimet e tij.

Siç u raportua nga gazetari italian Alfredo Pedulla, gjithçka tashmë është bërë gati për kalimin e Kean tek Atletico Madridi dhe në bankën e Juventusit do të transferohen 400 mijë euro, për një marrëveshje prej gjashtë muajsh huazim, pa të drejtë blerje.

“Zonja e Vjetër” pra siç u përmend e ka dhënë dritën e gjelbër dhe Kean pritet që të fluturojë në Spanjë për të kompletuar transferimin gjatë ditëve në vijim./Telegrafi/