SHPËRNDAJE

Milani është në Londër për të negociuar me sulmuesin e Chelseat, Alvaro Moratan, por është në kontakte edhe me Gonzalo Higuainin, thonë lajmet e fundit.
Marco Fassone dhe Massimiliano Mirabelli janë në Londër, ku thuhet se atje do të shkarkohen nga detyrat e tyre.

Edhe pse këta të dy pritet të shkarkohen, pronarët e ri të klubit italian, janë duke negociuar me Moratan.

Spanjolli ka qenë në radarin e Milanit verën e kaluar, mirëpo ai kaloi të Chelsea ku nuk arriti t’i kënaq drejtuesit e klubit anglez dhe në këtë verë pritet të largohet.

Ndërkohë ‘Rossonerët’ janë në kontakte edhe me Nicolas Higuain, i cili është vëllai i sulmuesit të Juventusit, Gonzalo.

Pipita mund ta pranojë kalimin e tij në San Siro, i cili kushton rreth 60 milionë euro me një pagë prej 7.5 milionë eurosh për stinor.