Përfundon seria prej 17 fitoresh radhazi e PSV në Eredivisie – Telegrafi

0
35

Ka përfunduar seria e pabesueshme e PSV-së, që vinte pas 17 fitoreve radhazi në kampionat.

Më në fund erdhi një ndeshje ku gjiganti holandez nuk arriti të merrte tre pikët në kampionatit holandez këtë sezon.

Seria e fitoreve të liderit bindës të ligës u ndal nga Utrecht, aktualisht skuadra e cila ndodhet aktualisht në vendin e 12-të në Eredivisie, pasi përballja përfundoi me rezultat 1-1.

Dukej se seria do të vazhdonte pasi PSV kaloi në avantazh në minutën e 7-të të lojës.

Por një gol i shënuar në minutën e 53-të, nga, Othman Boussaid, bëri që takimi të mbyllej 1-1.

PSV ende kryeson bindshëm me 13 pikë, ndaj Feyenoordit./Telegrafi/