SHPËRNDAJE

Neymar dhe Kylian Mbappe do të qëndrojnë në Paris Saint-Germain, sipas drejtorit sportiv të klubit, Luis Fernandez.

Të dy, Mbappe dhe Neymar, janë lidhur ngushtë me Real Madridin, i cili është i etur ta transferojë njërin nga ta si zëvendësues të Cristiano Ronaldos, që iu bashkua Juventusit së fundmi.

Megjithatë, Mbappe, i cili e fitoi Kupën e Botës me Francën dhe shkëlqeu gjatë kësaj vere në Rusi, dhe Neymar janë të gatshëm ta shmangin gjigantin spanjoll dhe të qëndrojnë në Paris, sipas Fernandez.

“Neymar ka vendosur të qëndrojë në Paris Saint-Germain”, ka thënë ai.

Ndërsa i pyetur për Mbappen, Fernandez u përgjigj: “Edhe ai do të qëndrojë”.