SHPËRNDAJE

Shqiptarët dominojnë edhe në ekipin e U20 të reprezentacionit të Zvicrës. Sipas të dhënave të Federatës së Futbollit të Zvicrës (https://www.football.ch/fr/ASF/Equipes-nationales/M20/Team.aspx) janë 16 shqiptarë që janë pjesë e U20 apo e njohur si M20, informon INA.

Zvicra U-20 por edhe ajo U19 jan ndërtuar me bazë te talenti i futbollistëve shqiptarë, pasi janë të grumbulluar shumë futbollistë shqiptarë. Numri më dominues është në U20.

Numri më i madh i tyre pritet që të përfshihen në ekipin e parë në kombëtaren zvicerane, pasi që është paralajmëruar rinovimi i saj me disa lojtarë të rinj.

Shumica nga 16 lojtarët shqiptarë do të jenë zëvendësuesit e denjë të Blerim Xhemailit, Valon Behramit, Taulant Xhakës, Admir Mehmetit, Xherdan Shaqirit, etj. (INA)

Hajrizi Kreshnik
Kamberi Lindrit
Vitija Sadik
Aliu Izer
Bislimi Uran
Domgjoni Toni
Imeri Edin
Ndau Kastrijot
Qela Dilan
Ramadani Edmond
Saliji Rijad
Sejdija Ajet
Asllani Mersim
Mulaj Lirido
Zenuni Ilir
Zeqiri Andi