SHPËRNDAJE

Gjiganti japonez i financave “SBI Holdings” zyrtarisht ka filluar versionin publik të shkëmbimit të kriptovalutave, e njohur si VCTRADE dhe ky veprim erdhi pas disa muajsh vonese lidhur me kërkesat e rrepta të rregullatorëve.

“Hapja e llogarive për shkëmbim të kriptovalutave është në dispozicion për të gjithë individët nga mosha 20 deri 70 vjeç dhe që jetojnë në Japoni”, konfirmoi kompania duke shtuar se “aplikacionet për krijimin e llogarive nga klientët e korporatave nuk janë pranuar aktualisht”.

Duke i përmbushur kërkesat e rrepta të sigurisë për shkëmbimet e kriptovalutave që shërbejnë në tregun e brendshëm, SBI tani ka një avantazh ndaj akterëve të tjerë.