SHPËRNDAJE

Bashkimi Evropian ndëshkoi gjigantin e kërkimeve në internet Google me gjobë rekorde prej 4.34 miliardë eurosh, për shkak të Androidit. Komisioni Evropian tha se firma ka përdorur sistemin operativ celular “për të çimentuar pozitën e saj dominuese në kërkimet e përgjithshme në internet”.

Kompanisë aksionare në Google, Alphabet, i janë dhënë 90 ditë kohë për t’i ndryshuar praktikat biznesore – në të kundërtën, do të përballet me ndëshkime të tjera. Gjoba është më e madhja që ka vënë Komisioni Evropian kundër një firme të vetme.

Komisionarja evropiane për Konkurrencë, Margrethe Vestager, tha se Google “ua ka mohuar konsumatorëve evropianë përfitimet nga konkurrenca efektive në sferën e rëndësishme mobile”.