Alfio Rrotani flet për herë të parë për ndarjen nga Fatma Methasani: E kam vuajtur si kafshë – Telegrafi

0
42

Alfio Rrotani është njëri nga banorët e Big Brother VIP Albania 3.

Ai ka folur për herë të parë për ndarjen nga ish-bashkëshortja, prezantuesja Fatma Methasani.

Teksa flet me Meri Shehun, kuzhinieri i njohur shqiptar thotë se e ka vuajtur shumë këtë pjesë.

Foto: Screenshot/Instagram

“Është një moment që edhe e vuan dhe nuk kthehesh më mbrapsht”, u shpreh ai.

“Pavarësisht gjërave që kanë ndodhur, unë kam kaluar vitet më të bukura të jetës time. Kemi qenë që gjashtë vite bashkë, jemi ndarë që dy. E kam vuajtur si kafshë”, theksoi mes tjerash ai.

Foto: Arkiv

Alfio dhe Fatma kanë bashkë edhe një djalë.

Ndarja e tyre ka qenë mëse e përfolur në media dhe shtypin rozë. /Telegrafi/