Joao Felix: Njerëzit flasin gjithmonë për mua, si kur luaj si kur nuk luaj – Telegrafi

0
60

Sulmuesi i Barcelonës, Joao Felix, ka folur pas ndeshjes me Real Betis, ku shënoi një gol që doli të jetë shumë i vlefshëm për ekipin e tij.

Barcelona mori tri pikë të mëdha si mysafir i Real Betisit, ndërsa portugezi u fut në lojë në pjesën e dytë, ku ishte vendimtar.

Ai ka folur pas ndeshjes duke thënë se është mësuar me fjalët e njerzëve, pasi ai së fundmi po akuzohet që po rri shumë në stol.

“Jam mësuar që njerëzit të flasin për mua kur luaj dhe kur nuk luaj. Dikush gjithmonë thotë diçka, por mua nuk më intereson”.

“Kam besim në veten time dhe kur luaj, përpiqem të bëj më të mirën”.

“Pas kaq shumë vitesh, e di që është më mirë të mos shoh apo të dëgjoj asgjë”, ka thënë Joao Felix. /Telegrafi/