SHPËRNDAJE

Rrjeti social mund të heqë përmbajtjet e pasakta apo të rreme, si fotot e trukuara, të krijuara apo shpërndarë për të nxitur dhunën fizike. Facebook do të mbështetet në organizatat lokale apo agjencitë e specializuara për të vendosur nëse këto publikime mund të nxisin dhunë të menjëhershme dhe do të tërhiqen.

Fjalimet për urrejtje dhe thirrjet e drejtpërdrejta për dhunë janë tashmë në shkelje me rregullat e Facebook. Politika e re konsiston në shqyrtimin dhe fshirjen e një lloji tjetër përmbajtjeje.

Lyons, e cila u shpreh gjatë një takimi me gazetarët në selinë e grupit në Kaliforni, theksoi se ”kjo politikë ishte eksperimentuar tashmë në Sri Lanka, goditur në muajin mars nga dhuna antimyslimane”.