Javë me diell, por temperatura të ulëta! Ngrica në akset rrugore

0
50

Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me mot të kthjellët e kohëzgjatje të orëve me diell por temperatura të ulëta kryesisht në vlerat minimale.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, era do të jetë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi 10-17m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.

Ndërkohë, do të ketë prezencë të ngricave të forta në akset rrugore, sidomos në relievet malore. Nuk do të mungojë as prezenca e mjegullës/mjegullinës në orët e mëngjesit në zonat luginore.


Top Channel