Pronari në Angli e ka vendosur në shitje vazon e tij pa e ditur se ajo është një thesar 300 vjeçar dhe mund të ketë vlerë mijëra euro – Telegrafi

0
62

Një enë qeramike ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave britanike që kur pronari i saj në Oxfordshire vendosi ta shesë atë.

Ai u ofroi blerësve në ankand një koleksion pjatash dhe enësh të tjera, por ajo që ra në sy ishte vazoja me nuanca interesante të së kaltrës dhe dekorime me lule.

Pronari i saj e vendosi vazon pranë objekteve të tjera, duke besuar se nuk vlente shumë.

Megjithatë, ekspertët kanë vërtetuar se vazoja daton nga viti 1661 deri në vitin 1722, periudhë kjo në të cilën Kina sundohej nga perandori Kangxi, prandaj thuhet se mund të vlejë mijëra euro. /Telegrafi/