Hetimet për çështjen McGonigal, Agron Neza paraqitet në SPAK

0
35

Agron Neza është paraqitur në SPAK, në funksion të hetimeve për çështjen McGonigal.

Emri i Agron Nezës është përmendur në dosjen e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, i cili dyshohet se ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe nuk ka raportuar kontaktet dhe lidhjet me zyrtarë të shteteve të tjera.

Në dokumentet e regjistrimit të një kompanie në Shqipëri tregohej se McGonigal rezultonte në Shqipëri si administrator i një biznesi që prej vitit 2007, kohë kur qeveria drejtohej nga Sali Berisha.

Kjo kompani kishte aksioner Shefqet Dizdarin me 25% të aksioneve, Agron Nezën ose Agron Nezajn me 25% të aksioneve dhe ish zyrtarin e FBI  me 25% të aksioneve dhe shtetas tjetër amerikan. Kjo kompani kishte si objekt veprimtarie Konsulencë juridike dhe studio avokatie.


Top Channel