SHPËRNDAJE

Stadiumi i Prishtinës do të mbajë emrin “Fadil Vokrri”, tani emri është vendosur edhe në pjesën e jashtme të tribunës qëndrore. Testimi zyrtar i këtij impianti do të bëhet më 28 korrik, në një gala mbrëmje speciale dhe hyrja për tifozët do të jetë pa pagesë.

Veteranët e Prishtinës, ata të Flamurtarit të Vlorës, estrada kosovare dhe kasta e politikanëve do argëtojnë publikun me disa ndeshje reviale. Secili ekip do ndeshet me secilin nga 30 minuta. Gjithçka do të pergatitet njësoj, sikur për ndeshjet zyrtare të Përfaqesueses, me qëllim të testimit dhe licensimit të stadiumit nga UEFA.

Në rast se UEFA jep dritën jeshile për pranimin e stadiumit, atëherë ndeshjet e Ligës së Kombeve do të luhen në këtë impiant.