SHPËRNDAJE

Uruguaiani i ka shënuar 40 gola në 48 ndeshje me Paris Saint-Germainin në sezonin e kaluar, ndërsa një sezon më parë shënoi 49 gola në 50 paraqitje.

Cavani gjithmonë ka ëndërruar që të luajë për Realin dhe është i interesuar që të kalojë në Santiago Bernabeu.

Ai do ta pranonte një kontratë dy apo trevjeçare në mënyrë që ta përfundonte karrierën në nivel të lartë në Spanjë.

Megjithatë, ai do të largohej vetëm me dëshirë të kreut të PSG-së, Nasser Al Khelaifi, pasi është ndër lojtarët më besnikë të tij.

Al Khelaifi mund ta lejojë largimin e 31-vjeçarit, në mënyrë që Los Blancos të mos e kërkojnë Neymarin apo Kylian Mbappen. Por, nuk duhet harruar se Cavani është i favorizuari i tifozëve të Parisit.

Ai ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2020, ndërsa klubi do ta lejonte largimin për 100 milionë euro, në këtë mënyrë francezët do t’i tejkalonin edhe problemet me rregullat financiare.


.