OpenAl largon llogarinë e zhvilluesit të robotit i cili imiton kandidatin presidencial të SHBA-së, Dean Phillips – Telegrafi

0
52

OpenAl ka larguar llogarinë e zhvilluesit të robotit me Inteligjencë Artificiale i cili imiton kandidatin presidencial të SHBA-së, Dean Philips, me arsyen se ka shkelur politikën e kompanisë.

Philips i cili po sfidon Joe Biden për kandidaturën e Demokratëve, u imitua nga një robot i fuqizuar nga ChatGPT.

Roboti u mbështet nga Super Pac, organ ky që financon dhe mbështet kandidatët politikë.

OpenAl me bazë në San Francisco, ka njoftuar se ka larguar llogarinë e një zhvilluesi që shkelte politikat e saj për fushatat politike dhe imitimin. Roboti Phillips, i krijuar nga Al Delphi, tani është çaktivizuar.

Politikat e përdorimit të OpenAl thonë se zhvilluesit që përdorin teknologjinë e saj për të ndërtuar aplikacione unike, nuk duhet të përfshihen në fushatë politike ose lobim.

Gjithashtu, kompania ndalon edhe imitimin e një individi ose organizate pa pëlqimin e tyre ose të drejtën ligjore, megjithëse ende nuk është e qartë nëse Phillips ka dhënë ose jo pëlqimin për robotin.

Phillips, 55 vjeç, ka ofruar kandidaturën e tij në tetor, duke iu referuar moshës së Biden dhe duke thënë se një brezi të ri duhet t’i jepet mundësia për të udhëhequr.

Por, ekzistojnë shqetësime se falsifikimet dhe dezinformatat e gjeneruara nga Al mund të shkatërrojnë zgjedhjet në mbarë botën. /Telegrafi/