SHPËRNDAJE

Një tjetër shqiptar mund të bëhet pjesë e Serie A. Bëhet fjalë për Arbër Zenelin, sulmuesin e Heerenveenit në kampionatin holandez, i cili kërkohet nga Fiorentina. 23-vjeçari pëlqehet shumë nga drejtuesit e skuadrës vjollcë, që duhet të paguajnë nga 4 deri 5 milionë euro për kartonit e tij.

Zeneli ka pasur edhe një sezon mjaft të mirë në Eredvisie dhe ka kohë që pëlqehet nga klubet e Serie A.

Paratë që duhen për të blerë futbollistin e përfaqësueses së Kosovës ekipi italian pret t’i sigurojë nga shitja e Ante Rebiq. Sulmuesi kroat më parë ka luajtur për Fiorentinën para se të jepej në formë huazimi te Eintracht Frankfurti e më pas të blihej nga klubi gjerman, por skuadra vjollcë ka ruajtur 30 për qind të kartonit.


.