SHPËRNDAJE

Facebook dështoi të arrijë projeksionet për të ardhurat dhe numrin e përdoruesve aktiv ditor, pas skandalit të të dhënave. Kompania raportoi të ardhurat për tremujorin e dytë në nisje të sesionit tregtar në SHBA ditën e Mërkurë, ku aksionet u mbyllën në rënie me rreth 24%. Kompania humbi rreth 150 miliardë dollarë në vlerë tregu.

Facebook deklaroi se 2.5 miliardë njerëz kanë përdorur aplikacionet e grupit çdo muaj, përfshirë Instagram dhe WhatsApp.