SHPËRNDAJE

Aktori Julian Deda ka reaguar pas bërjes publike të një peticioni firmosur nga aktorë dhe ku i kërkohet Presidentit të Republikës që të dekretojë ligjin për Teatrin. Ai kërkon artistëve të mos bëhen pjesë e tepsisë mashtruese dhe propagandës.

“Me keqardhje konstatoj se artistet e nderuar dhe disa te tjere qe jane futur ne ate liste sa per ta plotesuar ate, te cilet nje Zot e di kush jane se nuk ja kemi degjuar emrin ndonje here ne jete, qe kane firmosur nje peticion ku i kerkohet Presidentit te Republikes te lejoje ndertimin e teatrit te ri, perseri jane keqperdorur ne menyren me fyese per ta. Une e kuptoj se kjo eshte nje loje fjalesh e stisur nga lubite qe duan ta kafshojne ate toke, prandaj ju kerkoj te mos beheni pjese e tepsise mashtruese dhe propgandes se ndyre te perdorur prej pushtetit. Presidenti nuk do ta dekretoje ate ligj dhe atehere do ta ndjeni tamam shfryezimin e emrave tuaj te nderuar per dy gjera, per lojra fjalesh dhe per miliona euro qe i fitojne ata dhe jo ju. P.s. Mos e leshoni firmen vend e pa vend” shkruan Julian Deda.