“Nuk është në interesat e saj të zgjerohet”/ Bido për “Top Story”: BE-ja do që të ketë gjërat nën kontroll

0
49

Studiuesi Ardit Bido deklaroi në “Top Story” se Bashkimi Europian aktualisht nuk ka në interesat e saj që të zgjerojë bllokun, por të ketë nën kontroll situatat mes vendeve.

Bidoi sqaroi se problemet e brendshme dhe nga vendet e tjera kanë bërë që BE-ja të ketë primare mbajtjen e vendeve nën monitorimin e saj.

Ndër të tjera ai shtoi se vendet kandidate për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian kanë humbur shumë mundësi për të arritur qëllimin e tyre.

Në Samitin e Shkupit që u mbajt sot blloku prezantoi se do të vërë në dispozicion 6 mld euro për zhvillim, për të cilat Bido u shpreh se i ka ofruar për arritjen e qëllimeve të veta.

“Ideja e 20 % në jug është të mos hapet një front i dytë, në të tilla takime që be ja bën me Ballkanin Perëndimor është për të mbajtur nën kontroll Serbinë edhe vendet e Ballkanit. Ndërkohë Bashkimi Europian ka problemet e veta të brendshme të mëdha, të integrimit, ka probleme që i vijnë nga Hungaria e Polonia, pas ikjes së Mbretërisë së Bashkuar ka një ndryshim të dinamikës.

BE-ja nuk ka në këtë moment interes zgjerimin por të ketë nën kontroll. Komponenti dytë jemi ne. Ne kemi humbur trena të shumtë. Nëse Kroacia ka humbur një tren, vendet e tjetra të Ballkanit Perëndimor kanë humbur shumë trena dhe tani ka ikur treni dhe të gjithë janë në pritje të diçkaje që nuk po vjen. 6 mld euro janë tentativë për ta mbajtur vendet nën kontroll. Ajo që unë them është që sot për sot ne kemi retorikën nacionaliste që është triumfuese”, deklaroi studiuesi.


Top Channel