“Emocionet më rrëmbyen pas golit” – Lautaro flet pas fitimit të trofeut të parë të sezonit – Telegrafi

0
54

Lautaro Martinez ka thënë se ndihet shumë krenar dhe i lumtur, që i ka dhuruar Interit për herë të tretë rresht Superkupën e Italisë, pasi mposhtën në finale Napolin dhe zbuloi se çka i shkoi në mendje teksa po festonte golin e fitores.

Reprezentuesi argjentinas e shënoi golin e fitores në minutat e fundit, falë asistimit të Benjamin Pavard.

Ky ishte pra triumfi i tretë rresht në edicionin e Superkupës së Italisë për Interin dhe trajnerin e tyre Simone Inzaghi dhe i teti në përgjithësi për këtë klub.

“Unë jam shumë krenar dhe i lumtur. Ne u eliminuam nga Kupa e Italisë, kështu që ky ishte një objektiv i rëndësishëm. Ne luajtëm shumë mirë ndaj Lazios dhe na duhej një performancë e madhe sot”, ka thënë fillimisht Lautaro.

“Ishte e vështirë, ne kishim një ditë më pak pushim, por unë jam krenar për këtë ekip që do e çojë në shtëpi për herë të tretë rresht Superkupën”, vazhdoi ai.

Lautaro vrapoi me shpejtësi në drejtim të tifozëve të Interit, të cilët kishin udhëtuar me kilometra të tëra nga Italia në Riad për këtë ndeshje duke e hequr fanellën.

“Nuk doja ta hiqja fanellën time për shkak të kartonit të verdhë, por emocionet më rrëmbyen dhe unë nuk mund të mendoja”.

“Ishte një moment unik, unë shënova golin tim të 100-të në finalen e Kupës së Italisë dhe sot në Superkupë goli im i 123-të më lejoi që të barazohem me një legjendë si Christian Vieri”, përfundoi argjentinasi.

Tani të dy me nga 123 gola për klubin, Lautaro dhe Vieri ndajnë vendin e nëntë në listën e golashënuesve më të mirë më histori të klubit./Telegrafi/