SHPËRNDAJE

Largimi i Cristiano Ronaldos ka lënë një boshllëk të madh te Real Madrid prej ditësh janë munduar të gjejnë zëvendësuesin e tij dhe si objektiva kanë pasur emra si Hazard, Neymar apo Cavani por të gjitha tratativat kanë dështuar deri më tani.
Por së fundmi mësohet se Real Madrid më në fund ka gjetur zgjidhjen e titullarit në sulmin e tyre.

Sipas “Marca” ai do të jetë sulmuesi aktual Gareth Bale, ku pas largimit të Zidane dhe ardhjes së Lopetegui mendohet se Bale ka vendosur të mos largohet.

Sipas po të njëjtit burim 29-vjeçari është i gatshëm të marrë sfidën dhe beson se mund të tregojë më të mirën e tij nën drejtimin e Lopetegui, nëse ai i jep besim.