SHPËRNDAJE

Shkencëtarët nga Universiteti i Queensland-it zbuluan se mosha mesatare e grave që fillojnë të përjetojnë simptomat e menopauzës është 48 vjeç.

Gjatë kësaj kohe, gratë mund të kenë simptoma të pakëndshme që lidhen me ndryshimet hormonale në trup.

Prandaj ne po ju rendisim më poshtë 9 prej tyre:

Ndryshim i humorit në mënyrë ekstreme;

Afshe të nxehta;

Vështirësi me gjumin;

Depresion;

Probleme me memorien (edhe për gjërat më të vogla);

Probleme me gjymtyrët (ënjtje të tyre);

Dhimbje koke (deri në migrenë);

Stres;

Dëshirë e ulët për marrëdhënie.

Nëse keni një dietë të mirë gjatë menopauzës, kjo mund të lehtësojë “tranzicionin” tuaj:

Hani shumë produkte të qumështit për të marrë kalciumin;

Merrni fibra nga buka, orizi, fruta të freskëta dhe drithëra;

Pini shume ujë;

Kufizoni konsumin e alkoolit;

Kufizoni shumë kripën dhe sheqerin.


.