SHPËRNDAJE

Milani dhe Juventusi kanë arritur marrëveshje në vlerë 54 milionë euro për Gonzalo Higuainin, me interesimin e Chelseat për argjentinasin që me sa duket ka marrë fund.

Sulmuesi argjentinas duket i gatshëm t’i japë fund qëndrimit të tij dyvjeçar në Torino, duke e kompletuar kalimin te rivali, Milani.

Sipas mediave italiane, dy klubet kanë arritur marrëveshje për 30-vjeçarin pas një periudhe negociatash intensive.

Kuqezinjtë do t’ia paguajë Juves plot 18 milionë euro për ta huazuar sulmuesin, me opsion për ta blerë atë përfundimisht verën e ardhshme për një shumë shtesë prej 36 milionë euro.

Gazzetta dello Sport pohon se, megjithatë, Higuain mbetet i pavendosur se a të kalojë në Milan apo jo. Por, ka shpresa se ai mund të bindet.