SHPËRNDAJE

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi sot ka njoftuar se fushata e referendumit për marrëveshjen me Greqinë do të fillojë më 10 shtator.

“Më 10 shtator do të nis fushata e referendumit. Deri sa zgjat fushata, Kuvendi nuk punon, me qëllim që të shndërrohet në fushatë dhe propagandë. Nuk anashkalohet mundësia që edhe deputetët të përfshihen në fushatë, në vëzhgim të procesit, sepse ato janë iniciatorë për shpalljen e referendumit. Por deputetët nuk duhet të ndikojnë në rezultatin e referendumit. Në procesin e referendumit mund të marrin pjesë edhe institucionet tjera dhe OJQ-të”, tha Xhaferi. Xhaferi gjithashtu njoftoi se mos shqyrtimi i dy amendamenteve që u parashtruan nga opozitarja maqedonase për shpalljen e referendumit nuk ka pas marrëveshje paraprake, por për shkak se: ” Që të shqyrtohen të njëjtat, duhej përkrahje e shumicës, kurse shumica ka vepruar në bazë të vendimeve të dala nga takimi i liderëve, prandaj nuk ka mundur t’i pranojë që të shtjellohen”.

Përndryshe, vendimi për shpalljen e referendumit sot është publikuar edhe në Gazetën Zyrtare.