Firmoset marrëveshja mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut! Nga 1 marsi punëtorët do të lëvizin lirisht

0
29

Nga 1 marsi do të hyjë në fuqi një marrëveshje që është firmosur në Shkup nga qeveria shqiptare, serbe dhe ajo e Maqedonisë së Veriut, që do të mundësojë lëvizjen e lirë të punonjësve.

Sipas lajmit, të publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë së Serbisë, përfaqësuesit e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nënshkruan dje në Shkup, marrëveshjen në kuadër të nismës Ballkani i Hapur, që do të mundësojnë krijimin e një tregu të lirë pune për vendet anëtare të kësaj nisme.

Për këtë marrëveshje është nënshkruar një protokoll për zbatimin e saj dhe kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor. Protokolli tjetër ka të bëjë me skemën elektronike për identifikimin për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, pra me kartë elektronike.

Nga pala serbe, këto dokumente janë nënshkruar nga Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Financave Gojko Stanivukovic dhe në emër të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, përfaqësues të ministrive të tyre kompetente, shkruhet në faqen zyrtare të qeverisë serbe.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha para nënshkrimit të protokollit, se këto dokumente do të mundësojnë që më 1 mars të hyjë në fuqi një treg plotësisht i lirë i punës së vendeve të Ballkanit të Hapur.


Top Channel