SHPËRNDAJE

Rritet numri i paralajmërimeve të politikanëve nga BE dhe jashtë saj, ti cilët në fund të gushtit, veçanërisht në shtator pritet që ta vizitojnë Maqedoninë, shkruan “Deutsche Welle”.

“Presim mbështetje për dy proceset kryesore që pasojnë. Nga njëra anë janë reformat, përgatitja e skriningut me BE dhe fillimi i bisedimeve në qershor të vitit 2019, nga ana tjetër është referendumi. Në misionin për t’i përmbushur këto dy detyra kryesore Maqedoninë do ta vizitojnë politikan dhe diplomat nga rangu më i lartë nga institucionet e BE-së, NATO-s dhe vendet kyçe të kësaj organizate”, thotë Bojan Mariçiq, këshilltar i veçantë i kryeministrit dhe kryenegociatori teknik me BE-në.

Sipas “Deutsche Welle” ai nuk dëshiron të theksojë emrat konkret, por nga burimet diplomatike mësojmë se do të ketë “turma të mëdha nga mysafirët”. Sipas informacioneve jo të konfirmuara, për kundrejt funksionarëve nga BE dhe NATO, pritet që vendin ta vizitojë Kancelarja gjermane, Angela Merkel, si dhe kryeministri i Kanadasë dhe Spanjës.