SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka ndarë sot medaljen presidenciale të meritave për këngëtaren e njohur Shyhrete Behluli.

Postimi i Thaçit:

“Këngëtares së njohur, Shyhrete Behluli, sot i ndava Medaljen Presidenciale të Meritave. Janë bërë më shumë se katër dekada që pareshtur, me tërë forcat e saj, ajo iu përkushtua zhvillimit dhe promovimit të këngës popullore shqipe. Me këngët e saj për atdheun, flamurin, heroizmin, Kosovën dhe Shqipërinë, janë rritur dhe frymëzuar gjenerata të tëra”.