SHPËRNDAJE

Faton Zhubaj nga Deçani është arrestuar në territorin e Serbisë me akuzën për krime lufte
Ishte nisur për në Beograd për të dërguar disa udhëtarë.

Por, aty shoferi i autobusit, dikur ushtar i UCK-së, do të arrestohet me arsyetimin se ka kryer krime lufte gjatë vitit 1999, raporton T7.

Faton Zhubaj që punon në kompaninë Meti Comerce në Gjakovë u mor në pyetje për disa orë nga autoritetet serbe.

Gjatë këtij procesi, Zhubaj pa një listë me emra të ushtarëve të UCK-së të cilët do të arrestohen sapo të hyjnë në territorin e Serbisë.

Zhubaj ishte i 82 në këtë listë dhe përballet me disa akuza, para dhe pas përfundimit të luftës.

Megjithëse pohon se kishte dyshime dhe frikë për hyrje në këtë shtet, ai deklaron për Frontal se vendimi për lirim të tij u mor pasi ai doli në gjykatë.

I shqetësuar se ngjarja e njejtë mund të përsëritet, ai nuk beson edhe se është liruar nga aktakuzat, ashtu siç i pohuan avokatët në Serbi.

Njëjte si ai, fatin e kishin edhe disa shokë që kishin luftuar me të.