SHPËRNDAJE

Ajka, vajza e tyre e parë erdhi në jetë si fryt i dashurisë mes të dyve!

Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj janë duke jetuar ende në avujt e kënaqësisë së prindërimit, pasi e vogla e tyre është aty me prindërit më të rinj të showbiz-it shqiptar.

Por, mes pagjumësisë, apo stilit të ri të jetës, për gjithçka ndryshon në përditshmëri nga ardhja në jetë e një fëmije, Besi ka gjetur kohën për t’i bërë dhuratën perfekte bashkëshortes së tij.

Sipas iconstyle.al, aktori ka vendosur ta befasojë partneren me një dhuratë të çmuar.

Një varëse floriri, e dekoruar me gurë të çmuar, ku emri i vajzës Ajka dallon në gjithë tërësinë e detajeve të këtij aksesori kaq të veçantë.

Me siguri mami Xhensila, e ka pëlqyer shumë këtë dhuratë, pasi do e mbajë si aksesorin më të çmuar që e mban gjithmonë me vete.