SHPËRNDAJE

Aktori Vedat Bajrami ka bërë të ditur se ka nisur xhirimet e filmit të ri me titull “Shpata prej druri”, ku shfaqet në një rol më serioz.

Ai ka publikuar në rrjetin social Instagram, disa fotografi nga xhirimet e filmit të ri, në të cilat shihet i veshur me uniformën e ushtarit të UÇK-së.

“Xhirimet e filmit ‘Shpata prej Druri’ në Regji të Emre Konuk”, ka shkruar Vedati në Instagram, teksa nuk ka bërë të ditur detaje tjera.

Vedati është një ndër nga aktorët më të dashur për publikun, i cili njihet për humorin e veçantë që sjellë në skeçe të ndryshme bashkë me dy anëtarët e tjerë të grupit “Stupcat” Mensur Safçiun dhe Osman Azemin.