SHPËRNDAJE

Skuadra gjermane, Hannover 96 është në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe në listë të këtyre kërkimeve është edhe shqiptari Mërgim Mavraj.

Ky kërkim ka ardhur si rezultat i lëndimit të ligamentit të Timo Hübers. Kjo skuadër ka vetëm tre lojtarë të shëndetshëm për qendrën e mbrojtjes në dispozicion.

Sipas “Kicker”, Hannover96 synon Ermin Bicakcic të Hoffenheim, për këtë pozitë. Në fokus është edhe Mërgim Mavraj (32), kontrata e të cilit është prishur me HSV. Pra, qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare nuk do t’i kushtonte klubit gjerman, ku ka qenë kapiten Altin Lala, asnjë qindarkë si tarifë transferimi.

Mediat gjermane e shohin Mavrajn në listën e kandidatëve potencialë për t’u bërë pjesë e Hanover 96, që po kërkon medoemos një qendërmbrojtës. Kandidat tjetër është Dominic Maroh, 31 vjeçar, i cili ishte pjesë e FC Këln sezonin e fundit.