SHPËRNDAJE

Dua Lipa pritet të mbajë koncert madhështor të premtën (10 gusht) në Prishtinë.

Tashmë pothuajse çdo gjë është gati për koncertin e këngëtares, i cili mbahet në kuadër të “Sunny Hill Festival”.

Përmes rrjeteve sociale, ajo e ka konfirmuar se nesër arrin në Prishtinë, ndërsa thekson se ndjehet e ngazëllyer që po vjen sërish në vendlindje.

“Ju … po ju! Faleminderit për 16 milionë ndjekës. Ne jemi duke u rritur çdo ditë dhe më bën të ndihem mirë duke e ditur se po e bëjmë këtë së bashku.  [????]  Kam shumë gjëra emocionuese që po vijnë së shpejti dhe një klip të ri që me të vërtetë jam shumë e ngazëllyer që ta shihni ju të gjithë. Ne punuam vërtet shumë në të dhe do të lansohet deri në orën 7 të mëngjesit. Unë kam mbledhur gjitha forcat për ta shfaqur atë, haha !! Në ndërkohë po kaloj një ditë tjetër në shtëpi në shtratin tim dhe nesër shkoj në Prishtinë, Kosovë për @sunnyhillfestival ! UNË JAM SHUMË E NGAZËLLYER! Dashuri, dashuri, dashuri (dhe faleminderit Natasha që më kërkove ta postoj këtë foto në insta xx)”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që përveç Dua Lipës në “Sunny Hill” do të performojë edhe Action Bronson, Martin Garrix dhe shumë artistë shqiptarë