SHPËRNDAJE

Pas deklaratave për shkëmbim të territoreve dhe bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës me Kosovën, xhandarmëria e Serbisë në orët e hershme të mëngjesit ka bllokuar Tërnocin e Madh të Bujanocit.

Galip Beqiri, kryetar i këshillit ekzekutiv në Këshillin Nacional të Shqiptarëve në Serbi, ka konfirmuar për ‘Zërin’ se pjesëtarët e xhandarmërisë kane bllokuar Tërnocin e Madh.

Sipas tij, një veprim i tillë i institucioneve serbe të sigurisë ka shqetësuar shqiptarët e fshatit më të madh shqiptarë në Luginë.