Michelle Obama sposton Bidenin? NYP: Do kandidojë për presidencialet

0
34

Plani i Joe Bidenit për presidencialet 2024?

Diku nga maji, do të njoftojë tërheqjen nga gara. Komploti i shumëpërfolur pastaj materializohet në konventën demokratë në muajin gusht- ku Michelle Obama nominohet Kandidate e partisë për zgjedhjet e nëntorit: në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, disa media po e përmendin gjithmonë e më shumë një skenar të tillë, e së fundi New York Post ka dhënë dhe detaje të asaj që deri në fakt, më shumë ngjason me një teori komploti.

Bideni sipas tij, do të vazhdojë lojën si kandidati i vërtetë i kampit blu, por do të tërhiqet përpara konventës. Në artikull thuhet se ish Zonja e Parë mjaft e suksesshme e Amerikës mund të jetë duke punuar tashmë për këtë qëllim dhe ka nisur të afrojë donatorë të mundshëm.

“Kombit tani i duhet një centrist. Një udhëheqës i fortë,  e i vendosur që të tërheq dhe masën shumë të madhe të votuesve të pavarur”, vazhdon artikulli. “Frika dhe mendimet e mosfunksionimit nuk janë të pajustifikuara dhe votuesit ia hedhin masivisht fajin të dyja palëve”, nënvizohet më tej.

Në fillim të këtij muaji, Michelle Obama tha në një intervistë për një podcast se ajo i druhet rezultatit të zgjedhjeve. Raportet në media sugjeruan menjëherë pas kësaj se ish-Zonja e Parë po flirton me idenë e pjesëmarrjes në zgjedhje dhe intervistën në fjalë, e përshkruan si një hap të sajin në këtë drejtim.


Top Channel